image Berisha për Haxhiun: Ajo s'merr vesh në drejtësi, e ka veç titullin e ministres së drejtësisë

Drejtësi

Berisha për Haxhiun: Ajo s’merr vesh në drejtësi, e ka veç titullin e ministres së drejtësisë

news image

Avokati Besnik Berisha është deklaruar të mërkurën lidhur me arrestimin e tij që u bë ditë më parë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Berisha është pyetur pas lajmit se ministrja aktuale e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka angazhuar avokatin Nasuf Hasani, për të paditur atë pas deklaratave të tij të fundit në media.

Berisha ka deklaruar se këtë padi e mirëpret për çdo ditë e çdo moment, ndërkohë që ka shtuar se Haxhiu nuk merr vesh në drejtësi dhe se ajo vetëm titullin e të kësaj ministrie.

Tutje Berisha ka thënë se po e njëjta e ka përdorur prokurorin Maloku, duke thënë se ai ka qenë kurban i krejt kësaj dhe shpreson që ai të jetë i fundit.

“Ajo s’merr vesh në drejtësi, veç titullin e ka të ministres së drejtësisë. Ajo e ka përdor Rasimin. Unë kam qenë kurban i kësaj dhe besoj që do të jem i fundit. Nuk do të provojmë të arrëstojnë dikë pa prova. E mirëpres padinë, çdo ditë e çdo moment. I përzgjedhuri i Albulenës është së paku në dy procedura tjera duke u ndjekur per shkelje të kodit të etikës”, ka thënë Berisha.

/GazetaSinjali/