image Berisha pas vendimit për vulën: PD ndahet përfundimisht nga 2 pengjet e Ramës

Shqipëri

Berisha pas vendimit për vulën: PD ndahet përfundimisht nga 2 pengjet e Ramës

news image

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbledhur pasditen e së shtunës Këshillin Kombëtar për të diskutuar hapat që do të ndërmarrë kjo forcë politike pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Berisha tha se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, PD është para një përgjegjësie të madhe për t’i dhënë përgjigje “këtij vendimi të Edi Ramës”.

Sipas Berishës, me këtë vendim Rama u shërbye nga dy pengje, që luajtën rolin më të ulët, duke përdorur në mënyrë antikushtetuese, me të cilët siç tha PD ndahet përfundimisht.

“Ata janë vasalë të Edi Ramës, i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmi në Shqipëri. Këta dy persona nuk kanë më asnjë lidhje me PD. PD ndahet në mënyra përfundimtare me këta bashkëpunëtorë të Ramës. Këta dy persona, nuk kanë dhe nuk mund të kenë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Këta janë një histori që tejkalon në këto 30 vite çdo histori të turpshme në politikën shqiptare ndaj dhe PD-ja ndahet në mënyrën më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë, në krimin më të rëndë antikushtetues të Edi Ramës”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/