image Berisha: Nuk do të lejojmë që Shqipëria të jetë epiqendër e luftës së ftohtë ndaj Kosovës

Shqipëri

Berisha: Nuk do të lejojmë që Shqipëria të jetë epiqendër e luftës së ftohtë ndaj Kosovës

news image

Ish-kryeminstri i Shqipërisë Sali Berisha, ka kritikuar Edi Ramën, për bashkëpunim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke thënë se ‘Open Balkan’ është në dëm të shqiptarëve dhe sjell influencën e Rusisë në Ballkan.

Në tryezat diplomatike të nivelit më të lartë, kryeministrat hapin sytë kur e ndëgjojnë Ramën kur flet për Vuçiqin, që nuk njeh gjenocidin në Bosnjë e Kosovë, njeriun që punon haptas për Serbinë e madhe”, tha Berisha.

Berisha tutje shtoi se, ai dhe partia e tij nuk do të lejojnë asnjëherë që Shqipëria të jetë epiqendër e luftës së ftohtë ndaj Republikës së Kosovës.

Miku i ngushtë i Edi Ramës ka rikthyer Serbinë ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon, por ne jemi në këmbë për t’i thënë serbomadhit, se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm”, vijoi tutje Berisha.

I pari i PD-së tha se nuk do të pranojmë kurrë “Ballkanin e Hapur”, ngase sipas tij, ky projekt është në shërbim të Serbisë së Madhe, e cila i shërben fund e krye influencës ruse në rajon.

Atë fat që do të pësojë Putini do ta kesh ti në çdo aventurë tënden në Kosovë dhe kudo tjetër”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/