image Berisha: Marty hoqi dorë nga agjenda ruso-serbe për UÇK-në, Kurti e VV ende po e mbajnë frontin

Politikë

Berisha: Marty hoqi dorë nga agjenda ruso-serbe për UÇK-në, Kurti e VV ende po e mbajnë frontin

news image

Mbledhja e cila ishte planifikuar të mbahej para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka dështuar sepse deputetët e Vetëvendosjes në këtë komision nuk shkuan.

Të pranishëm ishin vetëm Bekë Berisha nga AAK dhe Ganimete Musliu nga PDK, e në këtë takim do të diskutohej në lidhje me kërcënimet për vrasje të cilat u raportuan se iu adresuan ish-prokurorit Dick Marty.

Por, reagimi i Bekë Berishës ishte i menjëhershëm.

Paramendo kemi ardhur në një situatë ku Dick Marty ka heq dorë nga agjenda ruse/serbe dhe nga akuzat kundër UÇK-së, derisa Albin Kurti dhe VV-ja hala t’u e mbajt frontin. Sot, VV-ja e bojkotoi raportimin e shefit të AKI-së për këtë skandal ndërkombëtar, për të cilin Qeveria e jonë nuk e thotë asnjë fjalë. Albin Kurti tashmë është pozicionuar kundër UÇK-së dhe Amerikës edhe si kryeministër”, ka shkruar Berisha në profilin e tij.

/GazetaSinjali/