Berisha luajti 20 minuta në barazimin e Reims, derisa Rashani rreth 25 minuta në fitoren e Clermont
Futbollisti Valon Berisha u aktivizua në 20 minuta për Reims, e cila si vendas barazon me rezultat 3:3 me Montpellier.
Berisha bëri lojë të mirë dhe iu gëzua këtij barazimi në sfidën e vështirë.
Për Reims shënuan Cassama (7′ e 26′), Kebbal (83′) dhe për Montpellier realizuan Cozza (5′), Delort (38′) e Laborde (43′).
Reims renditet në vend të tetë me 2 pikë pas dy jave në kampionatin francez dhe Montpellier është i 13-ti me 1 pikë.
Në tjetrën anë, Elbasan Rashani është inkuadruar në lojë në minutën e 66-të, duke e ndihmuar Clermont në fitoren e madhe, me rezultat 2:0 ndaj Troyes.
Rashani u angazhua maksimalisht dhe iu gëzua fitores së dytë rresht.
Golat u shënuan nga Bayo në minutën e 53-të e 65-të.
Clermont renditet në vend të dytë me 6 pikë dhe Troyes është i 19-ti me 0 pikë. /GazetaSinjaliSporti/