image Berisha: Le ta sjellë Kurti ligjin për shfuqizimin e marrëveshjeve të dialogut, do ta ketë votën time

Politikë

Berisha: Le ta sjellë Kurti ligjin për shfuqizimin e marrëveshjeve të dialogut, do ta ketë votën time

news image

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke i thënë se nëse ai e sjell ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, do ta ketë votën e tij.

Teksa, sjelljet e kryeministrit Kurti, Berisha i konsideron si “sjellje politike të pandërgjegjshme shtetërore”, që mund t’i kushtojnë politikisht Kurtit por sipas tij, dëmi rëndon mbi Kosovën dhe qytetarët.

“Kryeministër, sille ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, do ta kesh votën time!”

“Këto sjellje politike të pandërgjegjshme shtetërore, mund t’i kushtojnë politikisht Kurtit, por dëmi rëndon mbi Kosovën dhe qytetarët, për shkak të sanksioneve të cilat, tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar”, jo vetëm nga BE por edhe nga SHBA”, tha Berisha.

Berisha nga PDK shprehet konsistent në qëndrimin e tij se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, janë “të dëmshme dhe antikushtetuese”.

“Unë jam konsisten në qëndrimin tim se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, janë të dëmshme dhe antikushtetuese, por me e dëmshme do të jetë sjellja e kryeministrit, e cila po vlerësohet me nota negative dhe u dënua ndërkombëtarisht”, tha deputeti i PDK-së në një intervistë për abcnews.al.

Sipas tij, ekziston një zgjidhje për këtë situatë. Berisha thekson se nëse Kryeministri Kurti e sjell Ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe ai ligj të ratifikohet me 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës.

“E vetmja zgjidhje është, nëse Kryeministri e sjell Ligjin për shfuqizim të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe ai ligj të ratifikohet me 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova nuk ka më detyrime ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare! Personalisht do t’ia votoja ligjin me të cilin dilet prej marrëveshjeve të këqija të Albin Kurtit, si ajo për energji, targa, lëvizje të lirë, atë të Brukselit e Ohrit”, thekson ai.

/GazetaSinjali/