Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca që të largohen produktet serbe të cilat shërbehen në bufenë e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali,
Berisha në seancën e sotme ia vendosi Kurtit e Konjufcës tek ulësja një pije, pra produkt serb.
Berisha për KP-në tha se nga Konjufca kërkoi që të mos lejoj të shërbehet ky produkt meqë si parti kanë qenë të zhurmshëm ndaj prodhimeve serbe.
“Në bufe të kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Konjufca që të mos lejoj të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe. Dhe kanë qenë këmbëngulës për bashkimin e troje shqiptare”, tregoi Berisha. /GazetaSinjali/