image Berisha falënderon Kroacinë dhe Slloveninë: Bllokuan vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Politikë

Berisha falënderon Kroacinë dhe Slloveninë: Bllokuan vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës

news image

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, ka shprehur mirënjohje ndaj Kroacisë dhe Sllovenisë për pengimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Kosovës.

Berisha tha se këto dy shteteve evropiane “i dhanë një goditje fatale politike argatit të serbomadhit Vuçiq, i cili në shërbim të neveritshëm ndaj patronit te tij, kohë para se të diskutohej në Bruksel vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës”.

“Duke shprehur mirënjohjen time dhe të PD, kryeministrave të vendeve mike të rajonit tonë për qendrimin e tyre objektiv, shtoj këtu se nuk duhet harruar për asnjë çast se Edi Rama i cili është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit për korruptimin e shefit të kunderzbulimit të FBI për New York-un dhe përdorimin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës.

I vetdijshëm se hetimi i hapur penal, domethenë dera e hapur e burgut për Ramen, ai kërkon gjithashtu që me sulmet e tij ndaj Kosovës të lehtësoj pozicionin e tij për krimin e rënde që ka kryer. Shtoj këtu se është kërkuar që dosja McGonigal-Edi Rama të bashkohet me Dosjen McGoniga-Deripaska të New York-ut, gjë që përbën një përkeqësim të tmerreshëm të gjendjes së Ramës dhe flet për rënien e tij në merimangën ruse”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/