Kosova nesër do të fillojë edicionin e ri të Ligës së Kombeve me ndeshjen ndaj Qipros.
Para duelit, në konferencë për media ishin trajneri Alain Giresse dhe mesfushori Valon Berisha.
Ky i fundit tregoi se e ëndërron ta kualifikojë Kosovën në një ngjarje madhore.
“E kam një ëndërr me kualifiku Kosovën për diçka të madhe, Evropian ose Botëror. Ky është momenti. Trajneri ka sjellë një atmosferë tjetër”, tha Berisha.
Nesër Kosova luan ndaj Qipros në udhëtim me fillim nga ora 18:00.