Futbollisti i njohur shqiptar Berat Gjimishiti, e ka shënuar një gol shumë të vlefshëm me fanellën e Atalantas.
Atalanta ka arritur të shënojë fitore ndaj Hellas Veronas me rezultat 3:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte më meritori në këtë ndeshje. Ai u tregua i saktë në minutat shtesë, kur shënoi golin e fitorës ndaj Veronës.
Ky ishte goli i parë i Gjimshitit në këtë sezon në Serie A./Gazeta Sinjali/