Një 24-vjeçar u plagos mbrëmë në lagjen “Deshmorët e Kombit”, pranë Xhamisë në Berat, transmeton Gazeta Sinjali.
Mësohet se i riu është paraqitur në spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëhet me dije identiteti i tij, njofton policia e qytetit.
Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./Gazeta Sinjali/