image Benzema hyn në stadium me këngën e rep-artistit shqiptar

Muzikë

Muzikë/ Benzema hyn në stadium me këngën e rep-artistit shqiptar

news image

Futbollisti i njohur francez, Karim Benzema, ka hyrë në stadium në ndeshjen e Real Madridit me Athletic Bibaon me këngën “Benzema” të rep-artistit të njohur shqiptar, Don Phenom.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e La Ligës në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

La Liga ka shoqëruar videon e hyrjes së sulmuesit francez me këngën e Don Phenomit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i reperit, i cili ka falënderuar La Ligën.

Shqipe ia dolëm!!“, ka shkruar ndër të tjera Don Phenom.

https://www.instagram.com/p/B6Y7XxkA65a/

“Benzema” është publikuar në muajin tetor dhe është pjesë e albumit më të ri të artistit “Kumara”./Gazeta Sinjali/