Një modele Instagrami nga Kolumbia rezultoi të ishte në qendër të një skandali për trafikim fëmijësh.
Liliana del Carmen Campos Puello, e cila njihet gjithashtu edhe si ‘La Madame’, akuzohet për rekrutim vajzash të mitura të cilat më pas i shiste në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore ndërkombëtar.
Sipas prokurorëve, 48-vjeçarja kishte mbledhur të paktën 400 vajza kryesisht të varfra, të cilave u jepej detyra për t’u shërbyer njerëzve të pasur ose politikanëve.
Vajzat e vogla shfaqeshin në një katalog dhe më pas, pasi zgjidheshin, ishin të detyruara të merrnin pjesë në festa seksi, jahte dhe hotele luksoze për të ‘argëtuar’ pronarët e tyre.
Campos Puello u arrestua në korrik të vitit 2018, bashkë me 17 persona të tjerë të akuzuar për drejtim të rrjetit të prostitucionit.
‘La Madame’ ndodhet pas hekurave ndërsa gjyqi vazhdon.