Pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother VIP, e atmosfera jo e mirë që mbizotëroi për dy ditë radhazi duket se tani është qetësuar çdo gjë.
Një pjesë e banorëve sot e kanë kaluar ditën e sotme duke kërcyer e argëtuar me njëri-tjetrin.
Është Beniada ajo e cila ditën e sotme ka kujtuar një provë të para dy muajve që e kishin pasur së bashku me Einxhel Shkirën, ku ato dyja duhej të bënin ‘twerk’ në momentin që Big Brother vendoste një muzikë që ishte përcaktuar për to.
Modelja shqiptare ishte në oborr të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku në moment që fillon kënga ajo nis e bën ‘twerk’, teksa kërkon edhe Einxhel që t’i bashkangjitet.
Kujtojmë se këtë javë në nominim janë Einxhel, Beatrix dhe Donald, ku njëri nga ta do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e nesërme.