image U bë thirrje për kursim të energjisë, por dikush në Qeveri “i harroi” dritat ndezur mbrëmë - Sinjali

U bë thirrje për kursim të energjisë, por dikush në Qeveri “i harroi” dritat ndezur mbrëmë

news image

Qeveria e Kosovës, gjatë ditëve të fundit ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike për shkak të krizës. Një nga këshillat ishte që të fiken dritat kur dalim nga shtëpia, por mbrëmë dikush në Qeveri harroi t’i fikë.

Në disa foto të publikuara në rrjete sociale, qytetarët ankohen se dritat në objektin e Qeverisë po janë të ndezura edhe pas orës 00:00 të natës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për krizën me energji elektrike në të cilën po kalon edhe Kosova.

Gjatë kësaj konference, Kurti tha se ai një natë përpara ishte ngrohur vetëm me batanije.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin