image Belgjika kualifikohet në çerekfinale, pas fitores minimale e me shumë vështirësi ndaj Portugalisë

Futboll

Belgjika kualifikohet në çerekfinale, pas fitores minimale e me shumë vështirësi ndaj Portugalisë

news image

Dy nga kombëtaret favorite për ta fituar Evropianin, u ballafaquan në fazën e parë të eliminimit në Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Belgjika mposhti Portugalinë në 1/8 e finales, me shumë mund me rezultat minimal 1-0.

Thorgan Hazard me një super gol e kualifikoi kombëtaren e tij për në çerekfinale.

Në stadiumin spanjoll “Estadio de La Cartuja” të Sevillës u zhvillua ky takim.

Belgjika do përballet me Italinë në çerekfinale, ku edhe kjo ndeshje do jetë një përballje e favoritëve. /Gazeta Sinjali Sporti/