image Bekim Jashari tregon për bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojmë ne ka me marrë vesh e gjithë bota

Kosovë

Përvjetor/ Bekim Jashari tregon për bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojmë ne ka me marrë vesh e gjithë bota

news image

Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit ka treguar për bisedën e fundit me babain e tij para se ky i fundit të binte dëshmor.

Jashari ka deklaruar se babai i kishte thënë se kur të luftojnë Jasharët do ta marrë vesh mbarë bota.

“Biseda e fundit me familjen ka qenë tri ditë para sulmit, me babain Hamzën. Ai më ka thënë kështu: Kam pa e kam dëgju shumë ngjarje për shumë lufta e shumë krime, si kjo nuk kam pa, kemi të bëjmë me një armik të fëlliqur. Në fund më tha, a e mban mend kur ka luftu Tahir Meha, thash po, ai ka thënë kur të luftojë une kanë me shkru 7 gazeta, edhe te ne, jo 7 gazeta, por ka me marrë vesh e gjithë bota”, ka thënë Jashari për RTV Dukagjini.

Sot bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit. /Gazeta Sinjali/