image Bekim Jashari kujton takimin me motrën Besartën pas luftës: E kam pas gjithë pasurinë e botës në përqafim

Kosovë

Përvjetor/ Bekim Jashari kujton takimin me motrën Besartën pas luftës: E kam pas gjithë pasurinë e botës në përqafim

news image

Kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, ka treguar për ritakimin me motrën e tij Besartën e cila kishte shpëtuar nga sulmet serbe.

“Për Besartën e  kemi kuptu që është gjallë të dielën në mëngjes, më 8 mars. Me Besartën jam taku në Skënderaj, e kam pas gjithë pasurinë e botës në përqafim, në qershor të vitit 1999”, ka thënë Jashari për RTV Dukagjini.

Jashari ka treguar se ku kishte qenë Besarta kur forcat serbe kishin sulmuar familjen Jashari.

“Besarta, motra ime 10 vjeç, sikur këtu që jemi na, kanë qenë gratë, vajzat edhe fëmijët e vegjël, kanë gjuajtur me tanke, Besarta ka qenë në mesin e tyre, ajo tregon që u bë tym e mjegull, në këmbë e duar tha kam ecur se nuk kam pa asgjë, ia kam prekur kokën e motrës Blerinës, eshtrat, e kam largu dorën. Ata kanë gjuajtur me i mbyt të gjithë, Besarta shpëtoi. Kush  ja ruajti mendjen asaj kur ajo e ka pa nanën, motrat, vëllezërit, babain, 20 veç tanët. Sot Besarta është rritur, është shkollu me meritë, punon, është martu, i ka dy fëmijë. Ata e ka ruajt vetëm Zoti”, ka thënë Jashari./Gazeta Sinjali/