image Bekim Haxhiu thotë se i blen deri në 40 bileta të ndeshjeve të Kosovës

Kosovë

Sport/ Bekim Haxhiu thotë se i blen deri në 40 bileta të ndeshjeve të Kosovës

news image

Afrim Muçiqi, është inkuadruar në një emision televiziv në tv Dukagjini, ku ka pyetur Bekim Haxhiun dhe politikanët të tjerë nëse ata blejnë bileta për ndeshjet e Kosovës.

Përkundër se FFK ka paraparë që një person të blejë vetëm dy bileta, Bekim Haxhiu, thotë se ai i blen deri në 40 bileta të ndeshjes së Kosovës. Thotë se biletat i blen për miqtë e tij, por edhe për t’ua dhuruar tifozëve anglezë.

“Afrimi blen bileta shumë për vete ne e njohim sepse jemi këtu. S’ka ndeshje të Federatës së Futbollit të Kosovë që unë 30 apo 40 bileta nuk i kam ble dhe që nuk ua jepi njerëzve që e duan sportin”.

“Biletën time e blejë dhe minimum prej 800 deri 1 mijë euro i blejë për t’i dhuruar. Për njerëz që e duan sportin hy onllajn dhe i porositi nipat dhe fëmijët e vëllait prej edhe tifozëve prej  Anglisë ua japi, ose ndonjë miku që e di që nuk është i qasshëm në internet dhe nuk mundet me i ble”, ka deklaruar Haxhiu./Gazeta Sinjali/