image Bekim Haxhiu i propozon Glauk Konjufcës ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit

Politikë

Bekim Haxhiu i propozon Glauk Konjufcës ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit

news image

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se sot i ka propozuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit pas mungesës së kuorumit në seancën e sotme.

Haxhiu tha se sot u dëshmua se kjo mazhorancë nuk e ka më legjitimitetin për të udhëheqë me vendin.

“Qytetarët votuan 51% për ndryshim, për zhvillim, ndërsa këta çdo ditë po ofrojnë dështim dhe keqmenaxhim. Kauzat me të cilat bënë fushatë u shkelën e premtimet u tretën. Mungesa e kuorumit në seancë parlamentare vjen nga papërgjegjësia e deputetëve të zgjedhur të LVV-së. Sot, pas dështimit të dytë të seancës së Kuvendit në mungesë kuorum, i propozova kryetarit të Kuvendit z.Glauk Konjufca që ta hedhë në votim shpërbërjen e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.

Për mosardhjen në seancë të deputetëve gjatë seancës tregoi nervozizëm edhe vetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se kjo legjislaturë s’e meriton të vazhdojë.

/GazetaSinjali/