image Bekë Berisha: Kryeministër “meshqit” i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion

Politikë

Bekë Berisha: Kryeministër “meshqit” i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion

news image

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, sot gjatë konferencës para gazetarëve ka shpalosur disa kontrata të nënshkruara nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas tij, bëhet fjalë për katër kontrata kornizë për mirëmbajtje verore dhe dimërore të cilat janë nënshkruar nga ish-zyrtari i kësaj ministrie, Nexhat Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, ku sipas Berishës ishin nënshkruar pasi që Krasniqi ishte shkarkuar si shef i zyrës së prokurimit në këtë ministri.

Si ka mundësi që zyrtari i shkarkuar të nënshkrojë kontrata me vlerë qindra mijë euro, përderisa ishte i shkarkuar”, u shpreh Berisha.

Deputeti i AAK-së iu drejtua me pyetje kryeministrit Kurti.

Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “meshqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktiv në dallaveret me tenderë”, deklaroi Berisha.

/GazetaSinjali/