Disa infermierë të cilët kanë postuar në TikTok një video ku shihen duke kërcyer ndërkohë që mbajnë një kufomë të futur në qese me etiketën COVID-19, janë kritikuar ashpër në internet.
Katër infermierët nuk janë identifikuar, nuk dihet se në cilin spital punojnë dhe nuk është e qartë nëse kufoma është e vërtetë.
Videoja ngjan shumë me meme-t që qarkullojnë në rrjetet sociale me funeralet në Ganë, ku ata që mbajnë arkivolin e bëjnë këtë gjë duke kërcyer.
Por, ka pasur edhe nga ata që këtë video e kanë parë si një simbolikë të luftës së fituar të stafit mjekësor me koronavirusin. Ata thonë se kufoma përfaqëson COVID-19, ndërsa infermierët po e përcjellin. /Gazeta Sinjali/