image Behgjet Pacolli tregon se a ka marrë ftesë nga VV dhe LDK

Kosovë

Koalicion/ Behgjet Pacolli tregon se a ka marrë ftesë nga VV dhe LDK

news image

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk beson që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai duke folur në RTK ka thënë se ka pasur marrëdhënie të mira me të gjithë liderët partiak, duke përfshirë këtu edhe me Albin Kurti.

“Unë me asnjë lider partiak nuk kam pasur raporte të këqija, po ashtu edhe me zotin Kurti kam respekt. Por sa o përket bashkëpunimit politik nuk jam i sigurt se do të ndodhë. Unë besoj që LDK dhe Vetëvendosje kanë mjaft numra e partnerë për të qeverisur. Ashtu si e shoh unë AKR-ja bashkë me NISMA-n do të mbesim në opozitë”.

Ai më tutje ka thënë se: “Nuk kam pasur ofertë dhe nuk pres të kem, por sidoqoftë jam aty”.

“Kam qenë pjesë e qeverisë dhe unë e shoh një ndëshkim nga qytetarët për qeverinë e kaluar. Jam pjesë e saj dhe ky ndëshkim më ka konsideruar edhe mua. Është e vështirë të them po do të jem pjesë e qeverisë. nëse qytetari ka vendosë ndryshe, duhet ta kuptojmë qytetarin dhe të jemi në opozitë dhe nga aty të kontribuojmë”, ka thënë Pacolli.

Ai e sheh të vështirë bashkëjetesën me partinë NISMA Socialdemokrate.

“Ideologikisht me NISMA-n jemi ndryshe, njëra e majtë e tjetra e djathtë, do të ishte e vështirë që të bashkëjetojnë bashkë”, ka thënë Pacolli./Gazeta Sinjali/