image Behgjet Pacolli: Mos u tallni me miqtë, hiqni taksën

Kosovë

Deklaratë/ Behgjet Pacolli: Mos u tallni me miqtë, hiqni taksën

news image

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli u ka thënë drejtuesve të institucioneve të ndalen së sfiduari Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mos u tallni me miqtë! Mos u tregoni miqëve tonë prralla si keni bërë në të kaluaren! Është shumë e qartë kërkesa e SHBA-ve dhe e Bashkimit Europian, hiqni taksën! Kuptojeni pozicionin e SHBA-ve si ndërmjetës midis dy palëve, i cili duhet të jetë i besueshëm për të dy palët”, ka shkruar ai fillimisht në rrjetin social Facebook.

I pari i AKR-së më tej ka thënë se është shkatërrim i interesave të Kosovës prishja e marrëdhënieve me SHBA-të dhe Bashkimin Europian.

“Mos mendoni se po ua shitni popullit se kjo që po bëni, është mbrojtje e interesit të Kosovës! Përkundrazi: të prishësh marrëdhëniet me SHBA-të dhe Bashkimin Europian është shkatërrim i interesave të Kosovës! Do të thotë të bësh lojën e armiqve tanë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163002402080153?__xts__[0]=68.ARCJ7BgvhVX6LTQzjxV0ACNgzkwH4btGqvI2-ipntIMAfVYTgrRmatuM-Kux7cP344zAh69sde9TlsfAc3byplbM5j0alSBGaXFfAZKizbgUV13xtwK2KG0sc4wg6vI9XihchbcXK3fxUZ9-Oa2kTt4XaaTFYVWQltvGJu5qP3AHIE40CNGm5NAioxEJ-Vrg7C_9fRzzpaTZ2oxZG-hTj6ZT2e5_ziGDbf1wTnWIcduS5uOTKPui_ykmBpQGfbtVkSvUOj7zIGE86jcS9r1b81ICZFxisaXObJh1WEzxHd9O04kmf0FqWAqW4NNfWU_4ArXKVlKdIWXAu0EP&__tn__=-R

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan, David Perdue tha se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe emisari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke konfirmuar se ky është edhe qëndrim zyrtar i SHBA-së si dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr./Gazeta Sinjali/