image Bëhet virale një video e Maradonës duke pirë dhe tymosur pak para operacionit në tru

Futboll

Bëhet virale një video e Maradonës duke pirë dhe tymosur pak para operacionit në tru

news image

Një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet Diego Maradona duke pirë alkool dhe duke tymosur, shkruan Sinjali Sportiv.

Maradona i cili ndërroi jetë para disa jave, në këtë video shihet në gjendje të dehur duke tymosur dhe me një shishe medikamentesh në tavolinë.

Sipas mediave spanjolle, kjo kishte ndodhur pak ditë para se ai të operohej në tru në La Plata.

Kjo video është publikuar nga transmetuesi argjentinas, Canal 9, i cili pretendon se ngjarja kishte ndodhur vetëm tri ditë para se shëndeti i Maradonës të përkeqësohej dhe ai të dërgohej në spital për t’u operuar në tru./Sinjali Sportiv/

/Sinjali Sportiv/