Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka ftuar Ministrinë e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat emergjente që janë në kuadër të FSK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se një solidarizim i tillë do ta nderonte popullin tonë.
Shkrimi i plotë:
E ftoj Ministrin e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat tona emergjente që janë në kuadër të FSK-së.
Një solidarizim i tillë do e nderonte popullin tonë.