image Bëhet thirrje për "përmbajtje maksimale" në mbrojtje të Çernobilit

Botë

Bëhet thirrje për “përmbajtje maksimale” në mbrojtje të Çernobilit

news image

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë, pas lajmeve të luftimeve rreth Çernobilit – vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë.

Organizata globale, e cila promovon përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, thotë se po e ndjek situatën në Ukrainë me “shqetësim të madh”.

IAEA thotë se është informuar nga homologu i saj ukrainas se ndërsa forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-objektit bërthamor, nuk janë raportuar viktima apo shkatërrime.

Drejtori i përgjithshëm Mariano Grossi thotë se është me “rëndësi jetike” që operacionet e objekteve bërthamore në zonën e përjashtimit të Çernobilit “të mos preken ose të ndërpriten në asnjë mënyrë”.

Çernobili, i vendosur në veri të Kievit pranë kufirit me Bjellorusinë, ishte vendi i shpërthimit bërthamor më shkatërrues në histori në vitin 1986, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu.

Reaktori i dëmtuar tani është varrosur nga një “strukturë mbyllëse” prej çeliku dhe një sipërfaqe prej më shumë se 4,000 kilometra katrorë rreth objektit është braktisur.

/GazetaSinjali/