Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe në Pejë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes vete.
Sipas Policisë, “gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”
Përleshja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:40, ndërsa rasti në Polici është hapur si pjesëmarrje në rrahje.
Shënim: Foto e lajmit është ilustruese