image Bëhen 17 vite që nga themelimi i Facebook

Teknologji

Bëhen 17 vite që nga themelimi i Facebook

news image

Tashmë numëron me miliona përdorues dhe cilësohet një nga rrjetet sociale më të famshme, por Facebook nuk ka më shumë se 17 vite që nga krijimi.

Ky rrjet social u krijua më 4 shkurt të vitit 2004, nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

Në fillim Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.

Facebook që nga krijimi i tij e deri më tani ka arritur suksese të mëdha duke u bërë një pjesë e rëndësishme për shumë njerëz kurse në vitin 2012 u vlerësua si një kompani me vlerë prej 104 miliardë dollarësh./Gazeta Sinjali/