Tashmë numëron me miliona përdorues dhe cilësohet një nga rrjetet sociale më të famshme, por Facebook nuk ka më shumë se 17 vite që nga krijimi.
Ky rrjet social u krijua më 4 shkurt të vitit 2004, nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.
Në fillim Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.
Facebook që nga krijimi i tij e deri më tani ka arritur suksese të mëdha duke u bërë një pjesë e rëndësishme për shumë njerëz kurse në vitin 2012 u vlerësua si një kompani me vlerë prej 104 miliardë dollarësh./Gazeta Sinjali/