image Begaj: Propaganda se qytetarët e Malishevës po qëndrojnë nëpër oda nuk është e vërtetë

Kosovë

Deklaratë/ Begaj: Propaganda se qytetarët e Malishevës po qëndrojnë nëpër oda nuk është e vërtetë

news image

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar të mos vazhdohet politika kundërshtuese e cila po bëhet në Kosovë, por të bashkohen të gjithë në këtë luftë kundër pandemisë.

Ai ka thënë se në këtë komunë kanë dal edhe dy persona tjerë.

“Komunat tjera po bëjnë hajgare se Malisheva na ka sjellë virusin, kjo është hajgare”, ka thënë ai, duke shtuar se ka ende raste të izoluara në këtë komunë.

Begaj ka theksuar se qytetarët e Malishevës nuk janë duke u mbledhur nëpër oda, sipas tij kjo është vetëm një propagandë.

“Propaganda se Malisheva po qëndron nëpër oda nuk qëndrojnë. Oda kemi por mbledhi nëpër oda nuk ka”, tha ai në Dukagjin./ Gazeta Sinjali/