President i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.
Begaj tha se Rugova ishte lideri paqësor e paqëtues, dhe do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkroi Begaj.