image Begaj për dialogun Kosovë-Serbi: Rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve

Politikë

Begaj për dialogun Kosovë-Serbi: Rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Shqipëria dhe Kosova janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon.

Ai foli edhe për dialogun, për të cilin u shpreh se është rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve.

“Shqipëria dhe Kosova janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon dhe vende kontribuese të rëndësishme për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe i mbështetur fuqimisht nga SHBA-ja është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve si dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të organizatës së Kombeve të Bashkuara”, u shpreh ai.

Begaj tutje bëri të ditur se me presidenten Osmani diskutuan edhe për procesin e njohjeve të Kosovës.

“E sigurova presidenten Osmani për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar me të gjitha mundësitë e saj në mënyrë konstruktive në funksion të këtij dialogu. Sa i përketë procesit të njohjeve të Kosovës, ndamë mendimin se është i nevojshëm një koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës mes institucioneve të dy vendeve”, u shpreh tutje ai.

/GazetaSinjali/