image Begaj niset drejt Amerikës, kryeson delegacionin e Shqipërisë në punimet Asamblenë e OKB-së

Shqipëri

Begaj niset drejt Amerikës, kryeson delegacionin e Shqipërisë në punimet Asamblenë e OKB-së

news image

Presidenti shqiptar Bajram Begaj, do të niset sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të kryesojë delegacionin shtetëror të Shqipërisë, që do të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të  193 vendeve anëtare të OKB-së, Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, ai do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB. Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera.

Begaj gjatë periudhës së qëndrimit në New York do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.

/GazetaSinjali/