Klubi i basketbollit nga Suhareka, Ylli ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes duke eliminuar Sigal Prishtinën nga Kupa e Kosovës.
Ylli shënoi fitore me rezultat 64-69. Klubi nga qyteti i Suharekës në gjysmë-finale të Kupës së Kosovës do të takohet me Bashkimin.
“Yjet janë mbi qiell”, ka shkruar Ylli në postimin pas fitores së madhe. Dy ndeshjet gjysmë-finale do të jenë: Peja-Rahoveci dhe Bashkimi-Ylli./Gazeta Sinjali/