Ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka thënë se nuk është në dijeni për shkarkimin e tij nga pozita që kishte në këtë ndërmarrje.
“E dëgjova që ka marrë vendim për shkarkim, ende nuk kam asgjë”, ka thënë Istrefi.
Istrefi, ka thënë se me vet faktin që ministrja Hajdari, ka deklaruar kështu në këtë mënyrë ka bërë shkelje ligjore.
“E dyta minstrja me vet faktin që ka deklaru kështu, është duke bërë shkelje ligjore dhe shpresoj që nuk ka bërë kështu sepse kjo është jashtëzakonisht e frikshme, kur një zyrtar me pozicion të caktuar në institucion ndërhyn kështu në ligj, në këtë formë është jashëtzakonisht e frikshme”, ka thënë Istrefi për Insajderin.
Istrefi, ka thënë se nëse kjo është e vërtetë atëherë do të ngrit kallëzim penal ndaj ministres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim imazhi.
“Beso se nuk po di çka të them sepse detajisht nuk kam asgjë . Unë nëse ka diçka prej kësaj, do të ngris kallëzim penal ndaj minsitres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim imazhi”, ka thënë Istrefi./Gazeta Sinjali/