image Bebe Rexha: Të dua Shqipëri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha: Të dua Shqipëri

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, dje është kthyer në Amerikë nga vizita që bëri në shtetin e Shqipërisë.

Artistja shqiptare ka vendosur që t’i shkruajë disa fjalë pas kësaj vizite, transmeton Gazeta Sinjali.

Bebe përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ka treguar se sa e mahnitur është me mirësjelljen e njerëzve në Shqipëri, si dhe që është falënderuese për të gjithë ata që kanë ndihmuar të prekurit nga tërmetet.

Kemi vendosur që t’i ndërtojmë dy shtëpi, si për fillim. Ju lutem vazhdoni t’i njoftoni të gjithë për këtë  tragjedi dhe jepni Shqipërisë ndihmën që i duhet. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri”, ka shkruar artistja shqiptare ndër të tjera./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B5p14w0FhGp/