image Bebe Rexha do të mbajë koncert në Shqipëri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha do të mbajë koncert në Shqipëri

news image

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së shpejti do të mbajë një koncert në shtetin e Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një intervistë për mediat e Shqipërisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Bebe Rexha citohet të ketë thënë se koncerti do të mbahet së shpejti, si dhe shpreson shumë që do të ndodhë bashkëpunimi me artistet e tjera shqiptare gjithashtu me famë botërore: Ava Max, Dua Lipa e Rita Ora.

Ky lajm për koncertin e Bebe Rexhës po vjen menjëherë pas vizitës së saj dy ditore në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit ku la të vdekur 51 persona e shumë të lënduar. Krahas vizitës, artistja shqiptare vendosi që si fillim t’i rindërtojë dy shtëpi me paratë e mbledhura nga fondacioni që e kishte nisur më 27 nëntor./Gazeta Sinjali/