image Beatrix flet pas daljes nga BBV: Isha e inatosur pse i kisha ndrydhur emocionet e mia

Bota e Yjeve

Beatrix flet pas daljes nga BBV: Isha e inatosur pse i kisha ndrydhur emocionet e mia

news image

Edhe pse kanë kaluar javë që kur këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj u eliminua nga shtëpia e famshme, ajo mbetet mjaft e komentuar.

Interesim ka ngjallur edhe rrugëtimi i saj jashtë shtëpisë, për të cilën këngëtarja e njohur ka folur për herë të parë sot (e diel) si e ftuar në ‘Fan Club’.

Beatrix tha se ditët e para pas daljes ishin shumë të vështira dhe ndihej si e mpirë, ndërsa u shpreh se po i mungojnë banorët, sidomos partneri i saj, aktori Donald Veshaj, me të cilin nisi një histori dashurie brenda shtëpisë.

“Kam shumë mall për të gjithë banorët, më mungojnë shumë. Janë bërë si familje për mua. Më kanë dhënë dashuri pa kushte, më kanë qëndruar afër në momentet më të vështira dhe dukej edhe në fund që unë mezi po ndahesha me ta, pasi jam lidhur shumë me ta dhe i konsideroj shumë të afërt”, tha fillimisht Beatrix.

Këngëtarja tha se pas daljes është ndje e inatosur me veten se pse ishte munduar t’ia ndalonte vetes emocionet.

“Kam kaluar disa faza pas daljes, e para kam qenë shumë e inatosur me veten time, se si i kisha përjetuar gjërat, që e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht në të gjitha format, isha futur në një botë shumë të errët. Në atë gjendje nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja pak më pozitivisht”, tha tutje ajo.

Më pas, Beatrix tha se i vendosi gjërat në peshore dhe e kuptoi që kishte më shumë gjëra pozitive që e bënë të ishte më e qetë.

Kujtojmë që menjëherë pas daljes, ajo ka lansuar këngën “Faj” që ia dedikoi Donaldit dhe eksperiencës së saj në BB VIP./GazetaSinjali/