image BE: Telashe në veri për zgjedhje, kërcënuese deklaratat e Rakiqit për Asociacionin

BE: Telashe në veri për zgjedhje, kërcënuese deklaratat e Rakiqit për Asociacionin

news image

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, ka vlerësuar se zgjedhjet lokale kanë qenë të organizuara mirë dhe janë përcjellë pa telashe të mëdha. Mirëpo sipas tyre probleme ka pasur në veri të vendit.

Lukas Mandl, shef i misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, tha se kritika kanë për mos transparencën e financimit të fushatës.

Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë dhe janë respektuar të drejtat gjatë fushatës. Në veri konkurrenca ka qenë e kufizuar. Financimi i fushatës nuk ishte transparent. Vëzhguesit e BE-së kanë vizituar rreth 400 vendvotime. Janë vërejtur disa raste të votimit të asistuar dhe problemeve me afatin e dokumenteve. Administrimi i zgjedhjeve është parë si i pavarur dhe kredibil. Kuadri ligjor për regjistrin e kandidatëve është i paqartë dhe janë disa dispozita kundërthënëse. Norma gjinore është plotësuar 30 për qind”.

Por telashe sipas këtij misioni ka pasur në veri të vendit.

Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, ka thënë ai në një konferencë për medie.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e pyetur për mesazhin e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, se nëse nuk i kanë fituar 9 komuna dhe nuk formohet Asociacioni, do t’i lëshojnë institucionet, Von Cramon tha se ishte kërcënim për votuesit dhe ndaj kandidatëve të tjerë.

/GazetaSinjali/