image BE nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e 110 mijë dozave të vaksinës për linë e majmunëve

Evropë

BE nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e 110 mijë dozave të vaksinës për linë e majmunëve

news image

Komisioni Evropian ka nënshkruar të martën një marrëveshje me kompaninë farmaceutike daneze, “Bavarian Nordic” për mbi 110,000 doza vaksinash për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve.

Kontrata mbi vaksinat për linë e majmunëve do të financohet fillimisht nga buxheti i përbashkët i BE-së.

Kjo është hera e parë që buxheti i BE-së po përdoret për të blerë vaksina në mënyrë që të mund të shpërndahen sa më shpejt në vendet anëtare.

Që nga 18 maji i këtij viti, rreth 900 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në 19 vende të BE-së.

Dërgesat e para të dozave do të fillojnë në fund të qershorit, në ato vende që kanë më shumë nevojë.

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusësh të lisë.

/GazetaSinjali/