image BE miraton rundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë - Sinjali

BE miraton rundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë

news image

Presidenca franceze e Këshillit të Evropës ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar rundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi, raporton CNN.

Ato përfshijnë gjithashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë.

Teksti ligjor që përfshin emrat e oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik do të publikohet zyrtarisht të premten.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin