image BE-ja vendos taksë ndaj mallrave amerikane

Botë

BE-ja vendos taksë ndaj mallrave amerikane

news image

Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka në plan që të vendos një tarifë për mallrat amerikane që hyjnë në Evropë, raporton The Washington Post, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas udhëheqësve të Bashkimit Evropian, me vendosjen e tarifës në vlerë prej 4 miliardë dollarësh ndaj mallrave amerikane, po vazhdon një luftë tregtare e nxitur nga administrata Trump dhe duke shpresuar për marrëdhënie më të mira pas marrjes së detyrës nga presidenti i zgjedhur, Joe Biden.

Këto tarifa të miratuara do të hyjnë në fuqi të martën dhe përfshijnë një listë, në të cilën 15 për qind për aeroplanët ‘Boeing’ dhe një tarifë prej 25 për qind për një pastrim të produkteve duke përfshirë traktorë, butakë të ngrirë, valixhe, konsola lojërash etj.

Kjo tarifë vjen pasi që vitin e kaluar, SHBA-të, me lejen e Organizatës Botërore të Tregtisë, kishin vendosur tarifë prej 7.5 miliardë dollarësh ndaj mallrave evropiane dhe Trump në atë kohë e konsideroi Bashkimin Evropian si një “armik”.

“Propozimi ynë qëndron, që të dyja palët të heqin dorë nga tarifat dhe të gjejmë së bashku një zgjidhje me anë të negociatave. Deri tani SHBA-ja nuk ka pranuar të tërhiqet”, thuhet nga OBT.

Por, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier u shpreh se shpreson që administrata e Biden do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe SHBA-së dhe se janë të gatshëm të pezullojnë tarifat kur edhe SHBA-ja të jetë e gatshme.

“Ne jemi gati të tërheqim ose pezullojmë tarifat tona në çdo kohë kur SHBA-ja është e gatshme ta bëjë këtë në anën e saj, pavarësisht nëse është administrata aktuale ose e ardhshme e SHBA-së”, tha ai./Gazeta Sinjali/