image BE-ja mblidhet për të diskutuar rreth 750 miliardë eurot nga fondi i rikuperimit

Financa

BE-ja mblidhet për të diskutuar rreth 750 miliardë eurot nga fondi i rikuperimit

news image

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, do të zhvillojnë sot takimin e parë fizik, që pas përhapjes së koronavirusit.

Ata do të mblidhen për të diskutuar rreth 750 miliardë eurove që do të shpërndahen nga paketa stimuluese për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë.

Çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi.

Ata po ashtu duhet të dakordohen për buxhetin shtatëvjeçar, në vlerë prej 1.07 trilion eurosh të tjera.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha përpara samitit se “pozicionet janë ende të ndara”.

Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.

Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.

Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin./ Gazeta Sinjali/