image BE demanton mediat serbe të cilat raportuan se Brukseli po i jep ultimatum Serbisë për Kosovën

Evropë

BE demanton mediat serbe të cilat raportuan se Brukseli po i jep ultimatum Serbisë për Kosovën

news image

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka demantuar artikullin e mediumit serb “Novosti”, ku ka shkruar se Brukseli po i jep ultimatium Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Stano për këtë raportim ka theksuar se BE-ja nuk jep ultimatum dhe nuk merret me spekulimet e mediave, por në këtë rast ka demantuar një raportim të tillë se do të zhvillohet një takim nesër në nivel ekspertësh.

“Në parim, ne nuk komentojmë sa i përket spekulimeve të mediave, por sa i përket këtij rasti, dua që në mënyrë eksplicite të demantoj spekulimet për takimin e nesërm të nivelit të ekspertëve”, ka thënë Stano për REL.

Disa media në Serbi kanë raportuar se këtë të enjte, në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh do t’i kërkohet Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Përveç kësaj, mediat serbe kanë shkruar se ultimatumi ishte që Serbia ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Një shkrim të tillë e ka publikuar mediumi serb “Novosti”, i thirrur në burime diplomatike.

Gjithmonë sipas këtij mediumi, Marko Gjuriqit të enjten do t’i paraqitet një draft marrëveshje gjithëpërfshirëse në të cilën përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia./ Gazeta Sinjali/