image BE aprovon 194 milionë euro grante për Ballkanin Perëndimor

Njoftim/ BE aprovon 194 milionë euro grante për Ballkanin Perëndimor

news image

Bordi Drejtues i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka aprovuar një grant prej 194 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe donatorë dypalësh për projekte të reja në fushën e infrastrukturës digjitale, mjedisit, transportit dhe energjisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Këtë e ka bërë të ditur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas BERZH, këto projekte do të financohen më tej nga kjo bankë dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare./Gazeta Sinjali/