Eintracht Frankfurti e ka mposhtur 2:1 Bayern Munichun, duke ia shkaktuar humbjen e parë sezonale kampionit gjerman dhe duke e shijuar fitoren e parë në Bundesligë këtë sezon, njëkohësisht.
Bayerni e kishte epërsinë kur Leon Goretzka shënoi për 1:0 në minutën e 29-të, por nuk ia doli ta ruajë atë.
Martin Hinteregger e barazoi në 1:1 rezultatin për Frankfurtin në minutën e 32-të, duke ia ndërprerë në gjysmë festën bavarezëve.
Filip Kostic shënoi për ta përmbysur rezultatin dhe për ta kaluar ekipin vizitor në epërsi në minutën e 83-të.
Kjo ishte fitorja e parë e Frankfurtit këtë sezon në Bundesligë dhe erdhi pikërisht kundër kampionit në fuqi.
Ekipi i Oliver Glasner kishte barazuar në pesë ndeshjet paraprake dhe kishte pësuar një disfatë.
Pavarësisht disfatën, e para në të gjitha garat, Bayerni i Julian Nagelsmann mbetet lider me 16 pikë pas shtatë javëve.
Frankfurti ka vetëm tetë pikë në vendin e 13-të. /Gazeta Sinjali Sporti/