Bayern Munich ka realizuar një fitore të lehtë në xhiron mbyllëse të Bundesligas, shkruan Sinjali Sport.
Bavarezzët triumfuan në udhëtim kundër Hertha Berlinit me rezultat 1-4.
Skuadra nga Munichu fitoi në xhiron e 20-të fal golave të katërshes, Tolisso, Muller, Sane dhe Gnabry, e që për çudi asnjë gol nuk u shënua nga Lewandowski.
Me këtë fitore Bayerni arkëton 49 pikë në vendin e parë gjashtë më shumë se Dortmundi, kurse Berlini me 22 pikë gjendet në vendin e 13-të. /Gazeta Sinjali Sporti/