Gleison Bremer është emri që qarkullon më së shumti në mediat gjermane.
Sipas “Bild”-it, menaxheri i mbrojtësit të skuadrës së Torinos ka takuar Hasan Salihamidzicin për të dëgjuar ofertën e Bayernit.
24-vjeçari është kapiteni i Torinos dhe në fillimin e këtij sezoni rinovoi me Toron. Por klubi italian do të ishte i gatshëm për të ta lënë lojtarin të lirë nëse vjen një ofertë 40- 50 milion euro.
Në garë për Bremer është futur dhe Interi me Milanin, zikaltërit duken të jenë më të favorizuar dhe pse Bavarezzët janë duke menduar seriozisht për lojtarin duke parë problemet e shumta që po has në repartin e mbrojtjes në këtë fazë të dytë të sezonit.
Me Niklas Syle në ike dhe formën e dobët që po paraqesin Upamecano dhe Hernandez, bavarezzët janë të detyruar të ndërhyjnë në merkaton e ardhshme për të plotësuar organikën në prapavijë. /Gazeta Sinjali Sporti/