Janë përmbyllur katër ndeshjet e orarit 15:30 në Bundesligë, transmeton Sinjali Sport.
Në këtë vikend po zhvillohet xhiroja e nëntë në elitën e futbollit gjerman.
Kampioni në fuqi, Bayern Munich e ka demoluar Hoffenheimin me rezultat 4-0.
Katër golashënues të ndryshëm ishin sot te bavarezzët me Gnabryn që ia nisi, vazhdoi Lewandowski, më pas edhe Choupo-Moting, kurse e mbylli Coman.
Kjo fitore e sheh Bayernin në krye me 22 pikë, kurse mysafirët me 11 janë në vendin e 11-të.
Në këtë orar luajti edhe Dortmundi ndaj Arminia Bielefed, ku fituan Borussia me rezultat 1-3.
Can, Hummels dhe Bellingham realizuan golat për mysafirët, kurse Klos e shënoi golin e nderit për vendasit.
Dortmundi me 21 pikë gjendet e dyta, kurse Bielefeld me pesë është e parafundit.
Rezultat e dy takimeve tjera janë këto:
RB Leipzig – Greuther Furth 4-1
Wolfsburg – Freiburg 0-2 /Gazeta Sinjali Sporti/